More

    Tre ish-ushtarë shqiptarë ndihmuan 130 persona nga sulmi në Londër

    Tre ish-ushtrë shqiptarë kanë qenë mes heronjve që kanë ndihmuar rreth 130 persona, nga sulmi vdekjeprurës në Londër.

    Pronari i restorantit “Borough Market” , aty ku ndodhi një prej sulmeve terroriste në Londër, ka treguar se si u ka ardhur në ndihmë klientëve të tij gjatë sulmit.

    Ai ka thënë se stafi i tij është bashkuar për t’i ndihmuar 130 klientë që ishin në lokalin e tij, shkrujnë mediat britanike.

    Mark Stembridge, ka thënë për “Huffington Post” se stafi i tij u treguan heronj për t’i ndihmuar klientët , ndërsa ka përmendur se tre prej punëtorëve ishin ish-ushtarë nga Shqipëria.

    “Tre prej stafit tim ishin ish-ushtarë nga Shqipëria dhe bënë gjithçka për të siguruar situatën”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se nuk kuptonte se çfarë po ndodhte përreth nga turma e madhe, por sulmuesit hezituan kur panë që stafi i tij u organizuan mirë.

    Stembridge, bënë thirrje që t’u jepen trajnime të veçanta pronarëve dhe stafit të restoranteve të mëdha në kryeqytet, sidomos të jenë të gatshëm për sulme të tilla.

    Ndërkohë policia ka vlerësuar reagimin e tyre të shpejtë, teksa Stembridge ka thënë se është e nevojshme të jetë prezenca e policëve në rrugë.

    Nga sulmi në Londër humbën jetën 7 persona dhe të paktën 48 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë e sulmit e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...