E enjte, 10 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Mashtrime me “kredi të shpejta”, MPB me kallëzime penale për 43 persona

Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion pranë SPB Shkup sot ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër 43 personave, të cilët...
HomeLAJMEVENDITaravari: Në rrjedhë janë procedurat për 1200 punësime në shëndetësi dhe blerjen...

Taravari: Në rrjedhë janë procedurat për 1200 punësime në shëndetësi dhe blerjen e insulinës

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi sot se janë duke u zhvilluar procedura për 1200 vende pune në sektorin e shëndetësisë, si dhe për prokurimin e insulinës.

 

Siç thotë ai, procedura për 1200 punonjës të shëndetësisë është në vazhdim e sipër, ndërsa disa spitale tashmë kanë publikuar shpallje.

 

“Procedura për blerjen e insulinës është duke u zhvilluar. Nuk është se ka mungesë kudo, thjesht ka mungesë në vende të caktuara. Por në përgjithësi insulina ka në të gjithë territorin. Shpresoj që shumë shpejt të themi se kush është furnizuesi dhe të përfundojë prokurimi. Megjithatë, nuk është se nuk ka furnizim kudo”, tha ministri.

 

Ndryshe, sot nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kërkuan që Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria të sigurojnë në kohë terapinë për personat me diabet.