More

    Shqipëria me makinë “Made in Albania” – TIMAK premton prototipin e parë të markës “kuqezi”

    TIMAK Albania, një histori suksesi, e pazakontë për ambientin shqiptar jo vetëm për faktin që po flasim për një industri të panjohur, atë të modifikimit të makinave, por edhe për shkak të njeriut, që është truri dhe në krye të gjithë piramidës së drejtimit.

    Arjeta Puca, e specializuar në shkencat kompjuterike dhe me një eksperiencë në gjigantin gjerman Bosch, prej 7 vitesh ka nisur një rrugëtim që në vitin 2016 dukej i vështirë, por sot ajo po shijon frytet e një pune që e ka nderuar me një medalje të rëndësishme.

    Ambulancat e Ukrainës janë blerë nga Austria dhe i janë dhuruar vendit. Makina të tjera u janë dërguar edhe vendeve të tjera,” thotë znjsh. Puca. “Ëndrra më e madhe imja është të kemi makinat ushtarake tonat. Për Shqipërinë dhe Kosovën,” shton ajo.

    Shumë shpejt edhe Shqipëria do të prodhojë makinën me markën “Made in Albania”.

    Arjeta e ka gati projektin, ndërsa detajet e vogla e ndajnë nga realizimi i ëndrrës së madhe.

    Jemi duke e folur me kryeministrin që të hapet një kompani e përbashkët me shtetin dhe për këtë jemi në bisedime,” thotë znjsh. Puca. “Shpresojmë që sivjet të kemi edhe një prototip,” shton ajo.

    Gazetar: Olsi Karagjozi

    / rtsh.al /

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë komunikacioni

    SPB Shkup i njofton qytetarët se nesër (02.04.2025) duke filluar nga ora 12.05 për shkak të protestës, Njësia për...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që sot nga mesnata benzina të shtrenjtohet për 1,5 denar, ndërsa çmimi i...

    Mblidhet Kuvendi! Propozohet rritja e dënimeve për shkelësit e ligjit për qetësi publike!

    Pas një pause disa javëshe deputet filluan punën ata propozuan ndryshime ligjore që parashikojnë rritjen e dënimeve për shkelësit...

    Rriten dukshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

    Çmimi i benzinave pas mesnate do të rritet për 1.5 denarë, përcjell TV21. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë...