Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportoi SDK.
Qeveria e emëroi Angellovin në këtë funksion në vend të Xhevat Selamit nga koalicioni “VLEN”, i cili është në paraburgim shtëpiak në lidhje me hetimet rreth zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona.
Qendra ka konfirmuar se Angellov do të jetë drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa drejtor të Qendra pritet të jetë kuadër i VLEN-it.
Ndryshe, Gjykata e Koçanit në muajin maj vendosi që Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami, dy ish-drejtorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të jetë edhe 30 ditë në paraburgim si të dyshuar për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçani.