Përshkrim i shkurtër historik për themelim:
Lokacioni i shkollës:
Shkolla ndodhet në territorin e komunës Saraj, në afërsi të Qendrës Tregtare “Saraj”, afër Urës së vjetër ose në hyrje të Sarajit , me ç’rast është shumë lehtë të gjendet si për nxënësit, për prindërit e poashtu edhe për të tjerët që janë të interesuar si nga rajoni e më gjërë.
Me që komuna Saraj ka 35.804 banorë ka qenë ëndërr e kahëmotshme që të kenë një shkollë të mesme , mirpo ja fati i qytetarve që kjo ëndërr u bë realitet që shkolla e mesme në Saraj të filloj procesin edukativo – arsimor në këtë vitë shkollor 2016/2017. Iniciator të themelimit janë komuna Saraj bashkë me disa qyetetar dhe intelektual arsimdashës si dhe profesor të shkollave të mesme që kjo komunë te ketë vatrën e vet të dituris që sot quhet Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit ʺSarajʺ.
Qyteti i Shkupit në mbledhjen vendosi unanimisht që ushtrues detyre, Drejtor i gjimnazit të ri në Saraj të Shkupit të emërohet Profesori Bedri Gjureci me date 18.02.2016 , ndërsa në muajn tetor të vitit 2016, Bedri Gjureci bëhet drejtor i parë me mandatë katër vjeçar.
Gjimnazi i Sarajit është ndërtuar para një viti dhe i plotëson kushtet më bashkëkohore. Sh.M.Q.Sh ʺSarajʺ-Shkup ka 12 kabinete mësimore ,salla e koferencave,biblioteka dhe leximorja ,terrene sportive ,zyra e arsimtarëve,kabinete të paisura për lëndën e Biologjisë ,Kimisë dhe Informatikës.
Kohës fundit shkolla është paisur me kompjutor dhe tableta për nxënësit i financuar nga projekti Kinez Huawei Technologies Co., Ltd – „Macedonia eEducation Project“.
Për momentin punohet një projekt me amasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës,Kryqin e kuq dhe disa projekte tjera .
Në Sh.M.Q.Sh Saraj janë të punsuar 18 profesor ,drejtori,sekretari,pedagog-psikolog dhe tre persona për mirëmbajtjen e shkollës ku gjithsejt numron 24 të punsuar.
Gjimnazi në këtë vit shkollor 2016/17 regjistrojë gjeneratën e parë të gjimnazistëve si dhe në Sh.M.Q.Sh Saraj-Shkup sot mësojnë 180 nxënës ose gjashtë klasë me nga 30 nxënësë ku prej tyre katër janë gjimnaz dhe dy janë ekonomi-teknik i ekonomisë. Kapaciteti i shkollës është për afro 800 nxënës.
Sh.M.Q.Sh Saraj-Shkup , për vitin 2016/17 është shpallur shkolla e parë më e mire me infrastruktur si dhe në nivel të Qytetit të Shkupit arrin një notë mesatare të shkëlqyeshme për mësim.
Arsimimi dhe edukimi, të përvetësuarit e njohurive dhe shkathtësive të reja si dhe edukimi janë prioriteti ynë. Ne do të prodhojmë gjenerata të reja të arsimuara, por edhe do të krijojmë personalitete të suksesshme, krijuese dhe moderne. Përveç kësaj, gjeneratat e nxënësve tanë, do të kenë njohuri për moralin dhe etikën e lartë si dhe me sjellje të mirë dhe humane.Ne besojmë fuqimisht në vizionin tonë të brezave të ardhshëm, pra nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e shoqërisë moderne, të cilat nga dita në ditë kaplohen me turbullira dhe konflikte të ideve, mendimeve, njohurive dhe informacioneve të reja.
Misioni
Misioni i shkollës “Saraj” është të edukojë nxënësit në një atmosferë pozitive dhe sipas standardeve bashkëkohore evropiane, ku ata mund të zbulojnë, hulumtojnë dhe vlerësojnë të qenit unik, ku mund të tregojnë potencialin e tyre në mënyrë sa më efikase. Ne synojmë të realizojmë këtë mision duke e edukuar fëmijën lidhur me nevojat e tij intelektuale, emocionale, fizike, sociale dhe shpirtërore.Shkolla ofron dhe do të krijoj kushte për secilin nxënës i cili do të mëson në shkollë:
* Përfitimi i diturive të reja dhe të zbatueshme, të dijë, të veprojë,
* të mbijetojë, të bashkëjetoj me të tjerët, të nxë gjatë tërë jetës,
* të punoj dhe veproj në mënyrë ekipore të transformojë veten dhe shoqërinë,
* të edukoj tolerancën dhe shprehitë e nevojshme të pjesëmarrjes në debat konstruktiv,
* të krijojë gjendje emocionale positive, zbatimi i teknologjisë moderne arsimore,
* të zhvillojë kulturën qytetare dhe sensin e përgjegjshmërisë publike,
* përcjellja e trendëve dhe modernizimit të arsimit përmes përsosjes,
* ngritja e vetëdijes ekologjike te nxënësit dhe përgjegjësitë shoqërore.
Vizoni
Vizioni i shkollës sonë është që të kontribuojë dhe të jetë në rrjedhë për formim cilësor të të gjithë individëve duke kultivuar shprehi te nxënësit me vlera edukative e arsimore, shoqëri të dijes, e shoqëri të integruar me mundësi të barabarta për zhvillim personal të të gjithë individëve.Edukim cilësor dhe konkurrues, për një shoqëri të bazuar në dije, me sistem të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që do të mundësoj zhvillimin socio-ekonomik dhe rritjen e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës.