Raportohet për së paku katër persona të vdekur pasi një helikopter u rrëzua sot në një spital trajnimi dhe kërkimi në Mugla të Turqisë, përcjell TV21.
Sipas mediave turke, helikopteri është rrëzuar pranë spitalit. Në aksidente kanë humbur jetën pilotët, një mjek dhe një i punësuar tjetër.
“Helikopteri i ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë është përplasur në katin e 4-të të Spitalit Trajnues-Kërkimor gjatë ngritjes dhe është rrëzuar. Ka mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Më pas helikopteri ka ranë në një hapësirë boshe”, tha guvernatori i Muglas, Idris Akbik.
Në vendngjarje ka ekipe zjarrfikëse, të ndihmës së shpejtë, policisë dhe AFAD-së