E mërkurë, 28 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Rasti me ShB “Onufri”, reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rastit të Komunës së Tetovës me Shtëpinë Botuese “Onufri”.

Nga BDI “shprehin shqetësim të thellë dhe indinjatën e madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami”.

Reagimi i plotë i BDI-së pa ndërhyrje:

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami. Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, z. Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.

Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.

Dëmi është i trefishtë:

1. Shkelje e të drejtave të autorit, që cenon rëndë moralin dhe ligjin.

2. Mashtrim ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve u ofrohen libra pa vlerë ligjore dhe me origjinë të dyshimtë.

3. Fyerje ndaj figurës së Ismail Kadaresë, një simbol kombëtar i kulturës shqiptare, që përdoret për propagandë politike pa dinjitet.

BDI kërkon që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë dhe të hetojnë këtë rast, ndërkohë që opinioni publik meriton transparencë të plotë dhe përgjegjësi konkrete nga kryetari Kasami dhe Komuna e Tetovës.

Kultura dhe figura të tilla si Kadare nuk mund të përdoren si mallra për manipulime politike dhe nuk do të lejojmë që emri i Tetovës të njolloset në këtë mënyrë.

Zëri i ligjit, i kulturës dhe i përgjegjësisë duhet të mbizotërojë”.

Më të lexuara

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Në vend të Selamit, Stojançe Angellov do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e...

​Ak’sident i rëndë në Gjermani, hum’bin jetën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një...

Shkarkohet Xhevat Selami i VLEN-it vjen Stojançe Angellov si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads