Pas njoftimit të Zv.Kryeministrit Grubi për përfundimin me sukses të projektit të Poliklinikës në Saraj dhe përkrahjen e vazhdueshme që jep Qeveria në realizimim e projekteve në këtë komunë, ka reaguar Komuna e Sarajit duke “sqaruar” opinionin për të kundërtën.
Ja postimi i Grubit:
Gjegjësisht në njoftimin e komunës hidhen akuza për Grubin, por edhe për zv.Ministrin e transportit Bekim Rexhepi, për kinse dezinformim të opinionit, dhe se punët për Poliklinikën akoma nuk kanë përfunduar.
Postimi i Komunës së Sarajit:
Dihet fare mirë se Poliklinika e Sarajit u është premtuar banorëve të Sarajit qysh prej para 10 viteve, dhe deri më tash disa herë pushteti lokal e ka shfrytëzuar për poena politik. Kryetari aktual i komunës së Sarajit në dy cikle zgjedhore ka garuar me premtimin e poliklinikës, por kohën e fundit për të gjitha projektet e dështuara drejton gishtin nga Qeveria.
Por derisa institucionet hedhin fajin njëra tjetrës, pasojat për mungesën e poliklinikës në Saraj po i vuajnë vetëm banorët e kësaj komune. /Derveni.mk