“Votat e Grupit parlamentare të Frontit Europian i kanë në dispozicion, le të urdhërojnë t’i mbyllin të gjitha kazinot”, kështu deklaroi Blerim Bexheti deputet i BDI në një dalje për mediat.
Bexheti tha se koalicioni VLEN gjatë gjithë fushatës ka premtuar mbylljen e kazinove dhe për këtë Fronti Europian do t’i mbështesë.
“Atë që ua kanë bërë premtim popullatës që do t’i mbyllin kazinot urdhëroni edhe një herë votat e GP Frontit Europian i kanë në dispozicion për këtë të keqe që të evitohet nga vendbanimet tona”, tha Blerim Bexheti – deputet i Frontit Europian.