E mërkurë, 4 Qershor, 2025
24.8 C
Skopje

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy persona janë plagisur pas një zënke në një palestër në rajonin e Çairit, përcjell TV21. Nga Policia shtojnë se pas kontrolleve në vendin e ngjarjes, është gjetur materie e bardhë pluhur.

 

“Më datë 01.06.2025, në ora 22:00, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, se te ata është sjellë me plagë nga therje me mjet të mprehtë I.A. (38) nga Shkupi. Sipas raportit, rreth orës 21:45, para një palestre në rajonin e Çairit në Shkup, ai dhe vëllai i tij A.A. (32) kanë tentuar të ndajnë tre persona që ishin përfshirë në një përleshje fizike, me ç’rast janë sulmuar me një mjet të mprehtë. Si pasojë, edhe A.A. (32) ka pësuar plagë me thikë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin, më vonë në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup është paraqitur edhe B.R. (25) nga Shkupi, i cili në një bisedë zyrtare ka deklaruar se është sulmuar nga A.A., ndërsa vëllezërit I.A. dhe A.A. janë sulmuar nga B.S. dhe A.S. Nga ekipi hetimor i SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe aty është gjetur substancë e bardhë pluhur”, thonë nga MPB.

Më të lexuara

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads