Pas nismës së suksesshme në ndeshjen e Kupës kundër Shkëndijës së Haraçinës, KF Shkëndija vazhdon me të njëjtën moto: “Për vëllazëri s’ka kufij”, tanimë si pjesë e dytë dhe vazhdimësi e duelit me vëllezërit shkupjan (haraçinali).
Të mërkurën, në përballjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mirëpret FC Shkupin, duke hapur dyert e stadiumit për tifozët mysafir, Shvercerat, me hyrje falas.
Ky vendim, ashtu si në ndeshjen e kaluar, vjen si një mesazh i fuqishëm për promovimin e respektit, unitetit dhe solidaritetit ndërvëllazëror. Rivaliteti sportiv në fushë zgjat vetëm 90 minuta, ndërsa miqësia dhe vlerat që ndajnë këto dy klube duhet të jenë shembull për të gjithë.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, me Ballistët dhe Shvercerat që do të shënojnë këtë ndeshje si një festë të vërtetë futbolli. KF Shkëndija vazhdon të tregojë se sporti është ura më e mirë që lidh komunitetet dhe inkurajon vlerat që i bëjnë njerëzit më të bashkuar.
Nën moton “Për vëllazëri s’ka kufij – Part II”, të mërkurën, Shkëndija dhe Shkupi takohen jo vetëm për një duel futbolli, por për të dhënë një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe respekti, një ditë para festës së madhe kombëtare “28 Nëntorit”.
Tagged FC SHKUPI, kf shkendija, sportmania, sportmania.al