More

    Për tre vjet, mbi 11.000 maqedonas kanë aplikuar për pasaporta bullgare

    Më shumë se 11,000 qytetarë maqedonas kanë aplikuan për pasaportë bullgare nga viti 2020 deri në nëntor 2023, përcjell FLAKA.

    Kërkesat për marrjen e nënshtetësisë bullgare janë dyfishuar në 3 vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë.

    Në vitin 2020 janë paraqitur 11.447 kërkesa, në vitin 2021 – 20.094, ndërsa vitin e kaluar 20.825. Vetëm këtë vit deri më 24 nëntor janë paraqitur 23.439 kërkesa. Gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar gjithsej 75.805 kërkesa për shtetësi, raporton “BGNES” bullgar. Shumica e kërkesave janë paraqitur nga qytetarët e Maqedonisë.

    “Në vitin 2020 numri i shtetasve të Maqedonisë që aplikuan për shtetësi bullgare ishte 2551, në vitin 2021 3428, në vitin 2022 2051 dhe nga fillimi i këtij viti deri më 24 nëntor ky numër është 2990”, thuhet në tekstin e medias bullgare.

    Ukrainasit janë në vendin e dytë. Kërcimi më i madh është tek qytetarët e Turqisë që aplikuan për shtetësi bullgare. Qytetarët maqedonas kërkojnë pasaporta bullgare për arsye ekonomike, për të shkuar të punojnë në perëndim. Bullgaria shpesh flet për 120 mijë bullgarë në vend, pra maqedonas me pasaporta bullgare. FLAKA

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

    Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në...

    Dhunë në një familje në Tetovë: 21-vjeçarja denoncon bashkëshortin për sulm dhe kërcënim

    MPB njofton se me datë 11.03.2025, rreth orës 00:25, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 21-vjeçare nga Tetova...

    Ministrit Fatmir Limani nuk i jepet vizë për në ShBA?

    Portali informativ Infomax ka mësuar nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e...

    RMV, ndryshimet në ligjin për mediat për rregullimin e portaleve të internetit sot në seancën e qeverisë

    Projekt-ndryshimet e Ligjit për media, me të cilat portalet e internetit duhet të njihen si media, është në fazën...