E diel, 1 Qershor, 2025
11.8 C
Skopje

Parlamenti bullgar miraton rezolutë për bllokim: Pa ndryshime kushtetuese, nuk ka përparim për RMV

Parlamenti bullgar miratoi rezolutë të re që përsërit kërkesat e vjetra- Maqedonia e Veriut do të duhet t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë dhe nuk do të ketë negociata për marrëveshje të reja. Ndërkohë, në vend po zhvillohet debat rreth miratimit të një rezolute në Bruksel që, sipas qeverisë, do të konfirmojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Sipas ekspertëve, një konfirmim i tillë nga Brukseli do të ishte i rëndësishëm, por jo aq vendimtar sa të çonte në ndryshime kushtetuese.

 

“A e hap kjo rrugën e ndryshimeve kushtetuese? Mendoj se është hap drejt ndryshimeve kushtetuese, nuk do të thosha se është i vetmi dhe i mjaftueshëm, megjithatë, momenti kyç është sigurisht mbrojtja e procesit të zgjerimit nga kërkesat dypalëshe të Bullgarisë, jo vetëm për ne, por edhe nga kërkesat dypalëshe të të gjitha vendeve kandidate dhe shteteve anëtare dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis tyre”, deklaroi Marko Troshanovski- “Societas Civilis”.

 

Kryeministri Mickoski më parë ka kërkuar që opozita të lobojë tek partnerët e saj në Bruksel në mënyrë që edhe ata të mbështesin votimin për këtë rezolutë, diçka që është e pranueshme për opozitën. Megjithatë, LSDM shpreh dyshime se nuk do të jetë e mjaftueshme që qeveria të fillojë ndryshimet kushtetuese.

 

“Megjithatë, ekziston një pyetje, cili është qëllimi i kësaj deklarate dhe nëse, më në fund, nëse pranohet, do të jetë diçka që do të jetë garanci e mjaftueshme për kryeministrin për të filluar ndryshimet kushtetuese, sepse ekziston përshtypja se qeveria gjithmonë ka parime dhe vija të kuqe, por nëse ato nuk zbatohen, ka të tjera. Në fillim ishin ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar, pastaj pati vendime në Strasburg dhe tani deklarata në Parlamentin Evropian”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

 

Për qeverinë, kërkesa e kryeministrit që opozita të lobojë tek partnerët e saj nuk është personale, por në të mirën e vendit.

 

“Këto janë kërkesa që janë në të mirë të Maqedonisë, diçka që nënkupton njohjen e identitetit dhe gjuhës shekullore maqedonase dhe mendoj se ata nuk duhet ta shohin këtë si kërkesë personale ndaj tyre, por si obligim për të bërë gjithçka që munden, nëse munden, për të lobuar dhe mbështetur që kjo të votohet”, u shpreh Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

 

Mickoski njoftoi se në fillim të qershorit, deputetëve do t’u paraqitet raport që përmend identitetin dhe gjuhën maqedonase, e cila është pjesë e gjuhëve zyrtare të OKB-së kurse votimi për këtë raport do të zhvillohet në korrik. /Alsat

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads