Fondacioni Albiz edhe këtë vit me rastin e Kurban Bajramit bëri distribuimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Sarajit. Pakot me prodhime ushqimore u shpërndanë në fshatrat e Sarajit, si Saraj, Gërçec, Krushopek Kondovë, Svillare, Rashçe, Bojanë, Kopanicë, Llaskarcë, Arnaqi, Bukoviq, Semenishtë dhe Çajlanë.
Me këtë aksion u ndihmuan mbi 100 familje, të cilët jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe kjo ndihmë sado pak do ta zbusë gjendjen e tyre gjatë festës së Kurban Bajramit.
Ndihma u sigurua nga kompanitë donatore të Fondacionit Albiz.