E shtunë, 19 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Niang kërkohet nga tri klubet angleze

Niang kërkohet nga tri klubet angleze

Milani dëshiron ta dërgojë M’Baye Niangun drejt Genoas, por ofertat nga Anglia me klube si Liverpooli, West Hami dhe Crystal Palace mund t’ia ndryshojnë mendjen kuqezinjve.

Sulmuesi nuk është tubuar fare për ndeshjen e sotme që Milan e luan kundër Juventusit në kuadër të Kupës së Italisë.

Rossonerët mendojnë ta huazojnë te Genoa për gjashtë muaj, duke e ofruar në të njëjtën formulë Lucas Ocamposin.

Por sipas medieve italiane, Niang ka oferta dhe menaxheri i tij është duke biseduar me klube si West Ham United dhe Liverpool.

Crystal Palace po ashtu janë të interesuara, por dy klubet e para janë të gatshem të paguajnë më shumë.

Milani kërkon 18 milionë euro për 22 vjeçarin.

Ai ka tre gola dhe tre asistime në 18 ndeshje të Serie A, por trajneri Vincenzo Montella nuk e do më në skuadër dhe shtija mund të bëhet e detyruar.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads