More

    Në mungesë të shkollës, filloristët në Çashkë fillojnë mësimin në mekteb të xhamisë

    -Ajde Ajrullah, vazhdo me mësuesin.
    -M, ë, s, u, e, s, j, a. Mësuesja.

    Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë dalëngadalë po i përshtaten shkrim leximit në gjuhën shqipe.

    -K, l, a, s, ë. Klasë

    Për ato të klasës së parë, sot është dita e parë e vitit shkollor ndërsa për ato të klasës së dytë, do të jetë pak më e vështirë sepse klasën e parë e kanë ndjekur në gjuhën maqedonase. Hapësirën që e shihni, nuk gjendet në objekt shkollor, por është mektebi i xhamisë së fshatit Banjicë, të cilën fshatarët deri diku e kanë përshtatur për mësim, sa për të mos ngelur fëmijët e tyre pa orë mësimore. Këto ditë të ftohta nuk janë të lehta për nxënësit, sepse mektebi është i pa shtruar dhe i ftohtë.

    “Ja pra këto janë kushtet në të cilat e ndjekin mësimin nxënësit filloristë të fshatit Banjicë në komunën e Çashkës të Velesit. Mësimin e ndjekin në mekteb të xhamisë sepse në shkollën “Todor Janev” nuk u lejohet të mësojnë shqip por vetëm maqedonisht. Prindërit janë të detyruar t’i sjellin këtu nxënësit, edhe pse mektebi nuk ka kushte për mësim. Siç e shihni dera nuk ka xham, drita nuk ka, rrymë nuk ka e as nxemje nuk ka. Mirëpo çfarë të bëjnë, zgjidhje tjetër nuk kanë”, theksoi Zekirija Haxhiu – gazetar.

    Përpos fëmijëve, vështirë e kanë edhe prindërit. Ndjehen të diskriminuar sepse në “Todor Janev” nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare.

    “Ndjenjat janë të rënda, po patjetër e kishim t’i sjellim këtu në mekteb përshkak se tjetër variant nuk kemi patur. Te shkolla ku kanë mësuar deri tani në “Todor Janev” në Çashkë, atje nuk na pranojnë me asnjë kusht të mësojnë në gjuhën shqipe dhe jemi të detyruar që t’i sjellim këtu. Ai është vend i parregulluar ende, as derën nuk e ka në rregull as kurgja, ftohtë është por jemi të detyruar patjetër që të ndjekin mësimin me vazhdu që mos me mbetë”, pohoi Jusuf Kadriu, prind.

    Fëmiu i Jusufit klasën e parë ka mësuar maqedonisht, e tani e ka vështirë të përshtatet në gjuhën shqipe

    “Një ditë isha duke punuar në arë me djalin që ka mësuar maqedonisht dhe i thash më shkruaj shkronjën S në shqip. Ai në fakt ma shkroi shkronjën C, që në maqedonisht i bie të jetë S”, tha Jusuf Kadriu, prind.

    Orët mësimore i mbanë mësimdhënësi Besmir Xhaferi. Thotë se kjo mënyrë e mbajtjes së mësimit është e detyrueshme, derisa të përfundojë ndërtimi i shkollës modulare “Dituria”.

    “Po sot kemi filluar, është dita e parë e shkollës, për neve dmth është dita e parë e shkollës ku kemi klasën e kombinuar sivjet, klasa e parë dhe klasa e dytë ku kemi dhjetë nxënës. Shtatë klasa e dytë dhe tre klasa e parë. Dhe jemi në pritshmëri të një objekti të ri që na premtoi ministria e arsimit se do të ndërtohet në një kohë të caktuar prej dy muajsh dhe do të jemi në objektin e ri ku do të jetë shkolla “Dituria” dhe pas dy muajve do jemi në atë shkollë”, shtoi Besmir Xhaferi – mësimdhënës.

    Shkuam të shohim nga afër deri ku janë punimet për ndërtimin e shkollës së re në Banjicë, shkollë e cila siç pati premtuar ministrja e arsimit Vesna Janevska, do të jetë në funksion brenda dy muajve dhe në të do të mësojnë nxënësit deri në klasë të pestë. Fatkeqësisht, gjendja ishte e njëjtë. Ishte vetëm bazamenti i betonit, bazament i cili është vendosur që në pranverë. Problem tjetër është se shkolla nuk është e formuar si subjekt juridik, e nuk ka as drejtor. Kryetari i komunës së Çashkës Goran Stojanovski, para disa javësh na njoftoi se Ministria e Arsimit për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi, ka paraparë ndërtimin e një shkolle të re nëntëvjeçare ku do të mësohet vetëm në gjuhën shqipe.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    VIDEO/ 31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku humbën jetë edhe shqiptarë nga Kosova! Rrikonstruohet rasti

    Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00,...

    Alternativa – Dega Saraj formon nëndegën në fshatin Gërçec

    “Sonte, në prani të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zëvendës-sekretarit të Kuvendit, Ibush Jusufi, dhe kryetarit të degës...

    Rrahja tek shkolla e mjekësisë, policia jep detaje

    Disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po...

    Kryetari i Butelit, Darko Kostovski për portalin X paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

    Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali...