Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas herë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri prej 18 deri në 26 gradë Celsius, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale deri në 26 gradë Celsius.
DPHM-ja paralajmëron se nesër në pjesët perëndimore, ndërsa të enjten në më shumë vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe bubullima. Nga e premtja do të vijojë periudhë me mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore.