Me 03 qershor 2017 u mbajt mbledhje e Këshillit drejtues pran Fondacionit Albiz, ku mes tjerash pik e rendit të ditës ishte edhe Plani Strategjik i fondacionit për periudhën 2017-2020.
Në mbledhje anëtarët e Këshillit drejtues kishin mundësi të diskutojnë edhe mbi misionin dhe vizionin e fondacionit, të cilët janë diskutuar edhe më pare në kuadër të punëtorisë dhe anketës së realizuar gjatë këtij viti.
U diskutua edhe mbi qëllimet strategjike të Fondacionit Albiz për periudhën 2017-2020 dhe definuan këto qëllimet strategjike:
– Mbështetje dhe përforcim të komuniteteve në nevojë;
– Promovimi i përgjegjësisë korporative shoqërore dhe ndërmarrësisë sociale;
– Ndihmë socio-humanitare të grupeve të rrezikuara;
– Promovimi i vlerave të vërteta shoqërore dhe rikthimi I besimit dhe dinjitetit të qytetarëve;
– Organizim më efektiv dhe kompetent, profesionalizëm i dëshmuar si dhe komunikim i avancuar me aktorët e jashtëm.
Pas një diskutimi të gjatë mbi përmbajtjen e strategjisë, anëtarët e Këshillit drejtues unanimisht e miratuan Strategjinë e re të Fondacionit Albiz për periudhën 2017-2020. Për udhëheqjen e gjithë procesit të përgatitjes së Strategjisë ishte i angazhuar konsultat i jashtëm z.Fatmir Bytyqi.
Projekti për përforcim institucional të Fondacionit Albiz është I mbështetur nga programi Civica Mobilitas.