Portali informativ Infomax ka mësuar nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, se ministri është përfshirë në një skandal të madh që lidhet me veprimtarinë e tij diplomatike ndërkombëtare.
Gjegjësisht, siç thuhet, ministri Fatmir Limani është dashur të udhëtojë për në Nju Jork të SHBA-së më 9 mars, ku është dashur të mbajë disa takime lidhur me aktivitetet diplomatike në Kombet e Bashkuara, dyshohet se për këtë udhëtim janë rezervuar bileta ajrore dhe hotele, por të gjitha këto përpjekje kanë qenë të kota pasi ministrit i është refuzuar viza në Maqedoni.
Gjatë ditës së dielë, është dërguar edhe një pyetje deri tek kabineti i ministrit Limani ku thuhej:
“Redaksia jonë ka informacione se ministri Fatmir Limani është dashur të udhëtojë sot në Nju Jork për të vizituar Kombet e Bashkuara. Megjithatë, udhëtimi i tij u anulua edhe pse biletat e avionit ishin rezervuar. Informacionet tona flasin se ministrit Limani i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane në Maqedoni. A mund të na thoni pse ministri Limani u refuzua nga Ambasada Amerikane për vizë në SHBA?
Por pas më shumë se 48 orësh, ende nuk ka marrë përgjigje as nga ministri dhe as nga ministria se përse Limanit i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
Ky është një skandal i madh, duke pasur parasysh që Limani është ministër dhe pothuajse nuk ka pasur raste të tilla në historinë e Republikës së Maqedonisë së pavarur kur një ministri aktual i është refuzuar viza, veçanërisht nga një shtet si Maqedonia, që është partner strategjik i SHBA-së.
Arsyeja pse Limanit iu refuzua viza mbetet e paqartë.