Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të krijohen 600 vende të reja pune.
Mickoski theksoi se gjatë hetimeve është zbuluar një “krim epik” në këtë ministri dhe shtoi se të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të përgjigjen para drejtësisë. Ai theksoi se, për të arritur këtë, është e nevojshme të ketë kapacitet të mjaftueshëm njerëzor.
“Kjo ka mbetur pas dore deri tani, pasi pak vëmendje iu është kushtuar potencialit cilësor të personelit. Gjatë muajve të fundit kemi arritur në përfundimin se ka një krim të madh në Ministrinë e Brendshme, dhe për ta adresuar këtë, nevojitet forcim i kapaciteteve të personelit”, u shpreh Mickoski. Ai shtoi se 600 pozita të reja janë planifikuar për t’u mbushur, si pasojë e pensioneve të parakohshme dhe me qëllim përforcimin e strukturës së MPB-së.