Zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti, para mbledhjes së koalicionit VLEN theksoi se Arben Fetai do të mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërkaq nga koalicioni VLEN për postin e ministrit të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu.
“Në kryesinë e VLEN-it është mirtuar që Arben Fetai mbetet zëvendëskryeminsitër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për minsitër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu, ndërsa për pozitat tjera do të vendoset ditëve të vijim, tha Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.
Kujtojmë se pas largimit të ASH-së së Taravarit nga koalicioni VLEN bashkëpartiakët e Arben Taravarit si Fetai e Azir Aliu mbeten pjesë e koalicionit VLEN.