More

    Më 14 mars, 24 vite më parë filluan krismat e para në kalanë e Tetovës, ja se si filloj lufta

    Pikërisht sot më 14 mars, 24 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.

     

    Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës, informon portali “tetova1”.

     

    Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll.

    Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001.

     

    Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

    Ish-kryetarja e Komisionit Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend, deputetja Ilire Dauti ka njoftuar se sot...

    BDI: Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

    Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së...

    Ambasada e Austrisë e demantoi Bilall Kasamin: Nuk janë dhënë garanca apo premtime për Kodrën e Diellit

    Ambasada e Austrisë në Maqedoninë e Veriut në një deklaratë për Portalb-in tha se nuk ka dhënë garanca apo...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë...