E martë, 3 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, janë dy llojet më të shpeshta të shkeljeve që po shënohen në rrugët e kryeqytetit. Sipas buletineve të policisë, drejtoria e qarkullimit rrugor ka shënuar raste ku drejtues makinash kanë tejkaluar shpejtësinë deri në masën 150% më shumë se sa shpejtësia e lejuar.

 

Njëri prej tyre, ishte ndaluar me shpejtësi 101 km në orë në një rrugë ku maksimalja e lejuar ishte 40 km/orë. Por, ka pasur edhe të tillë, që në 3.43 promil alkool, i kanë lejuar vetes të drejtojnë automjet në rrugët e populluara të kryeqytetit. Kjo që shihni, është pasojë e një rasti të tillë. Përveç kësaj, ka të tjerë që nisin edhe përleshjet fizike në rrugë, ndaj zyrtarëve policore në momentin kur ndalohen.

 

“Arrestohet drejtues në Probishtip i cili e ka drejtuar makinën me 101 kilometra në orë, aty ku është e lejuar 40 kilometra në orë. “

 

“Arrestohet drejtues në Tetovë, ka drejtuar automjetin me 111 km/h në vend ku është e lejuar 50 km/h”

“Arrestohet drejtues nga Demir Hisari, ka drejtuar makinën me 3,43 promil alkool në gjak.”

 

“Arrestohet një qytetar nga Vallandova ka drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit dhe ka shkaktuar aksident trafiku”

“Është privuar nga liria një kumanovar, ka drejtuar makinën me shpejtësi prej 91 km/h në vendbanim ku është e lejuar 40km/h”

 

“Është arrestuar qytetar i Velesit, ka drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit dhe e ka sulmuar fizikisht policin”

 

Për më shumë siguri në komunikacion, po përgatiten ndryshime ligjore, që përpos rritjes së gjobave, të rregullohet edhe përdorimi i kamerave të sigurisë. Propozimndryshimet tashmë janë publikuar në platformën “ENER”, ndërsa akoma nuk dihet se kur do të jenë në procedurë kuvendore. Sistemi “Qytet i Sigurt” pritet të vendoset në funksion nga 1 janari 2026, por kësaj i paraprin një proces i ndryshimeve ligjore ku do të preken së paku 5 ligje. Me këtë sistem me kamera që do të fotografojnë dhe incizojnë automatikisht, do të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme në vendet publike. Propozuesit pretendojnë se me dënimet e shpeshta dhe të rritura, qytetarët do t’i vënë gishtin kokës përpara se të bëjnë marrëzira në timon.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads