More

    Komunat kanë shpenzuar 770 mijë euro për spërkatje kundër mushkonjave, thonë nga QKQ

    Për spërkatje kundër mushkonjave, komunat këtë vit kanë paguar 770 mijë euro. Tenderë për ballafaqim me mushkonjat kanë pasur 39 komuna dhe një rajon me 9 komuna. Kjo, siç cekin nga Qendra për Komunikime Qytetare, duke iu referuar analizës së bërë në bazë të të dhënave të të gjitha marrëveshjeve për furnizim publik për mushkonja, do të thotë se gjithsej 48 komuna këtë vit kanë ndërmarrë masa për asgjësimin e mushkonjave.

    Sipas analizës së QKQ-së, 35 komuna kanë pasur tenderë për a.q. spërkatje terestike, përkatësisht spërkatje nga toka, ndërsa gjashtë komuna kanë pasur tenderë për a.q. trajtim me aeroplan. Shtatë komuna kanë pasur spërkatje edhe tokësore edhe ajrore.

    Nga gjithsej 13 marrëvehsje për furnizim publik për spërkatje ajrore, 11 tenderë ka marrë ndërmarrja e Kumanovës Bonier, prëderisa dy të tjerat, mes tyre edhe më me vlerë, ajo e Shkupit, i ka marrë Aeroklubi Shkup.

    Tek marrëveshjet për asgjësim të mushkonjave nga toka, prin ndërmarrja e Kavadarit Lisa-Kom MS, me 9 marrëveshje. Tutje vijon Qendra për Shëndet Publik Shkup me 7 marrëveshje.

    “Çmimet që i paguajnë komunat për këtë shërbim janë shumë të ndryshme dhe varen nga ajo nëse spërkatja është nga ajri apo nga toka, nga sipërfaqja e prëfshirë, por edhe nga numri i trajtimeve sepse shumë komuna parashohin nga disa trajtime gjatë vitit. E tërë kjo e vështirëson edhe krahasimin e çmimeve. Sido që të jetë, më së liri për një hektar spërkatje paguan Qyteti i Shkupit, vetëm nga 11 denarë për hektar spërkatje nga toka”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    10 vjet Lëvizja Besa, mungon kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi

    Lëvizja Besa sonte në Tetovë shënon 10 vjetorin e themelimit të saj si subjekt politik. Në manifestimin e organizuar...

    Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir...

    Për shkak të borxhit burri e sulmon fizikisht ish-gruan e tij

    Më 23 nëntor 2024, rreth orës 12:20, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 45-vjeçare raportoi...

    Të sht’ëna në Haraçinë, një person i pla’gosur

    Dje ka pasur sërish të shtëna në Haraçinë. Sulmuesi ka qëlluar në fytyrë, por në vend të tij ka...