E enjte, 17 Prill, 2025
24.8 C
Skopje

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë Ismet Tara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Dëshmitari i cili gjatë luftës kishte nofkën “Komandant Hoxha”, mban kodin W04745 dhe është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai po merret në pyetje nga prokurorja Vega Iodice.

 

Pasi bëri betimin solemn, dëshmitari tha se dëshiron të shpreh shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

“Në pyetjen e parë të Prokurores sime unë dëshirojë ta shprehja shqetësimin tim lidhur…”, tha dëshmitari fjala e të cilit u ndërpre nga kryegjyqtari i cili tha se deklaratën mund ta bëj pasi të përfundojë dëshmia e tij.

 

“Dua të shpreh shqetësimet e mia në bazë të asaj që kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë pastaj të flas”, tha ai.

 

Atij iu ndërpre mikrofoni nga kryegjyqtari duke i sqaruar që pasi të përfundojnë pyetjet dhe dëshmia e tij, atëherë ai mund t’i ngre shqetësimet e tij.

 

Ndërsa, në pyetjet e prokurores, Vega Iodice, ai tha është ish-ushtar i Jugosllavisë në Sarajevë.

 

“Kam qenë ish-ushtar i Jugosllavisë në vitin 83-84 në Sarajevë”, tha ai.

 

Vlen të shtohet se një pjesë e dëshmisë së tij nuk është, duke u dëgjuar për shkak se ai është duke folur para se t’i hapet mikrofoni.

 

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth 3 ditë. Prokuroria ka parashikuar rrethe 6 orë, ndërsa ekipet e mbrojtjes rreth 8 orë e gjysmë për kunderpyetjet e veta.

 

Në fillim të seancës u dha një urdhër sa i takon rregullës 153 pasi që ZPS-ja kishte kërkuar që t’i vendoset një numër prove një materiali të dëshmitarit W04394 që u pranua si dokument.

Prokuroria ka thënë se për një gabim administrativ nuk i është vendosur numri këtij dokumenti. Si rrjedhojë, këtij dokumenti iu vendos një numër prove materialit në fjalë e që është dëshmia e dëshmitarit.

Ndërsa për organizimin e një dokumenti të protokolluar, kryegjyqtari urdhëroi që të kalohet në seancë private.

Vlen të theksohet se katër të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit, duke përshirë edhe Hashim Thaçin i cili në seancat e javës së kaluar nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fero angazhon avokat të ri për vajzën, burrin e Adelina Tahirit

Reperi Fero ka angazhuar avokat të ri në lidhje...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

6 vjeçarja nga Kumanova u gjet në Gazi Babë

Gjashtë vjeçarja nga Kumanova, e cila dje u raportua...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads