More

    Kaluan gjashtë muaj qeverisje e ndryshime kushtetuese nuk ka! Taravari: VLEN do të ulemi e të mendojmë si do të veprojmë tutje…

    Në pronocimin e tij të fundit për media, Arben Taravari nga VLEN tha se është optimist që deri për vitin e ri do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, sepse siç tha ai, edhe VMRO-DPMNE ka vullnet për një gjë të tillë.

     

    Mirëpo gjashtë muaj qeverisje kaluan, edhe vitit i ri po afron por ndryshime kushtetuese nuk ka.

     

    Ndonëse premtimi i Taravarit ishte që ndryshimet kushtetuese do të ndodhin në gjashtë muaj qeverisje, ai tashmë pranoi se ky premtim nuk u realizua.

     

    “Më 24 dhjetor u bënë gjashtë muaj qevrisje, në thamë që do nisin ndryshimet kushtetuese, ndaj do të ulemi si kryetarë të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme”, tha Taravari.

     

    Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk është në prioritetet e administratës së re të Bashkimit Evropian, ndaj sipas tyre ata nuk do ta ndryshojnë kushtetutën pa pasur garancë se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria.

     

    Lidhur më këto vonesa, sot reaguan dhe partitë opozitare si BDI dhe ASH, ata kërkuan që koalicioni VLEN se paku një herë në gjithë këto muaj aktivitet politik të mbajë premtimet e veta. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...