Sekretari organizativ i Aleancës së Shqiptarëve – FE, Tiron Jajaga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski ku thotë se “për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpitë“, transmeton TV21.
Jajaga ka porositur Mickoskin që të “zgjidhë problemin” me tragjedinë në Koçan, pasi sipas tij, “përndryshe respekti do të jetë i ndërsjellë”
Jajaga poashtu ka bërë thirrje që përgjegjësi për rastin të mbajnë bartësit aktualë të funksioneve.
“Dhjetëra familje po kalojnë momentet më të rënda të jetës. Populli meriton drejtësi jo selektive. E drejtë do të ishte që në përgjegjësi të thirren mbajtësit e funksioneve aktuale, duke kërkuar nga secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sa i përket deklaratës “Ju vijmë në shtëpi e ju kapim për veshi”, mendova se detyra e Kryeministrit është të kërkojë zgjidhjen e problemit; përndryshe, respekti është i ndërsjellë”, shkroi Jajaga në “Facebook”.