More

    Intonimi i himnit, miratohet në Kuvend/ Fronti voton kundër, VLEN kalon në heshtje!

    Me 58 vota “për” dhe 9 kundër dhe asnjë të “përmbajtur”, mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar leximin e parë të propozim ligjit për ndryshim në arsim të mesëm në të cilin mes tjerash kërkohet intonimi i himnit në fillim, mbarim dhe në çdo ngjarje kulturore ose eveniment të organizuar nga shkolla.

     

    Votat për janë nga shumica parlamentare, respektivisht “për” këtë ligj kanë votuar deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM duke mbështetur kështu propozim ligjin e ministrisë së Arsimit që udhëhiqet po nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

     

    Klan Maqedoni ka siguruar stenogramin për të parë se si kanë votuar deputetët shqiptar për këtë ligj sepse parimisht në deklarimet e tyre të gjithë ishin kundër.

     

    Por, qëndrimin e tyre “kundër” ose përmbajtur e kanë shprehur pak deputet shqiptar, edhe atë që të gjithë që kanë votuar kundër këtij ligji, vijnë nga koalicioni opozitar, “Fronti Europian”.

     

    Kundër këtij propozimi kanë votuar, Rina Ajdari, Ilire Dauti, Arbana Pasholli, Dijana Toska, Ilir Demiri, Salih Murat, Bejxhan Iljaz, Musa Xhaferi dhe Elmi Aziri tw cilwt kanw qenw prezent nw mbledhjen e djeshme tw parlamentit.

     

    Ndërsa edhe pse zyrtarisht, sipas stenogramit në seancë kanë marrë pjesë, deputetët e VLEN-it, nuk kanë preferuar të votojnë për këtë propozim ligj, as për, as kundër po as tw përmbajtur.

     

    4 partitw shqiptare pjese e qeverisw nga koalicioni VLEN vazhdojnw tw heshtin dhe me mos veotimin nw parlament nw njw formw kanw dhwn pwlqimin e tyre pwr kwtw bpropozim ligj.

     

    Meqë ka kaluar leximin e parë me shumicë votash në senacë plenare, propozim ligji pritet të kthehet në komision amë, respektivisht në komisionin për arsim dhe seanca pritet të mbahet më së voni brenda një jave.

     

    Në seancën në fjalë, që do të mbahet brenda një jave pritet që deputetët shqiptar të paraqesin amendamentet për përmirësimin e këtij, ligji i cili në Kuvend ka ngritur shumë debate.

     

    Informacionet e Klan Maqedoni thonë se Fronti Europian pritet të dorëzojë qindra amendamente kundër këtij ligji me qëllim bllokimin e tij.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti në fundjavë! Erë, shi, dëborë – nisi stina e dimrit!

    Për të dielën, metereologët paralajmërojnë stabilizim afatshkurtër të motit, por me temperatura të mëngjesit që do të jenë nën...

    Bastisje në Tetovë dhe rrethinë, u gjetën mbi 75,000 copë mjete piroteknike, arrestohen 5 persona

    Sot (21.12.2024), në periudhën nga ora 09:30 deri në 14:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kryen...

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...