Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e tyre ndaj shqiptarëve, transmeton TV21.
Ahmeti ka porositur se Maqedonia e Veriut “është shtet edhe i shqiptarëve, por jo shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj”.
“Kjo periudhë ka kaluar! Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për barazi të plotë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, tha mes tjerash Ahmeti.