Hoxha Sadulla Bajrami ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atyre që po e inicojnë dhe mund ta kalojnë Ligjin për Familjen, duke theksuar se ata që mbështesin këtë ligj i kanë shpallur luft Allahut. Në një deklaratë të tij, Bajrami ka shprehur shqetësimin se ky ligj është një kërcënim për vlerat dhe moralin e familjes kosovare, duke theksuar se është në kundërshtim me mësimet islame.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë dhe ta denoncojnë këtë nismë me votë, duke theksuar se kjo është një mundësi për të mbrojtur strukturën e familjes tradicionale dhe për të ruajtur vlerat e shoqërisë. “Ata që po tentojnë ta kalojnë këtë ligj, po na e prishin familjen,” ka thënë ai. Hoxha Bajrami i bëri thirrje besimtarëve dhe qytetarëve që të mos e lejojnë këtë ndryshim dhe të reagojnë fuqishëm përmes instrumenteve demokratike.
Për më tepër, dëgjojeni videon e tij të plotë për të kuptuar më mirë mesazhin dhe pasojat që mund të ketë ky ligj për shoqërinë kosovare.
SADULLA BAJRAMI: Mos mirato ligje që shkatërrojnë vlerat | Mesazh i fuqishëm për ndodhinë e fundit në Kosovë