E diel, 1 Qershor, 2025
11.8 C
Skopje

Himni në shkollat e mesme/ Janevska: Po diskutojmë me VLEN, ligji sërish para deputetëve

Propozim Ligji për Arsim të Mesem në të cilin parashihet intonimi i himnit ështe duke u përpunuar dhe përsëri do të jetë para deputetëve.

 

E pyetur nga Klan Maqedoni, Ministrja Vesna Janevska tha se neni që parasheh intonimin e himnit edhe mund të hiqet, sepse sipas sajë, askush nuk mund ta ndalë dikë që dëshriron ta intonojë himnin.

 

“Kemi disa nene për të cilat vlerësojmë se duhet të përpunohen dhe pres që ligji të jetë të jetë gati rreth 20-25 këtë muaj. dhe atëherë do ta dorëzojmë përsëri në Kuvend.Vlerësoj se nuk është gabim ose lëshim nëse atë nen e heqim posaqërisht sepse në këtë shtet askush askujt nuk mund të jua ndalojë ta ndëgjojë, intonojë himnin e shtetit kur dëshiron dhe ku dëshiron”, tha Janevska.

 

Thotë se për propozim ligjin në fjalë është në Koordinim të vazhdueshëm me VLEN, por jo me Frontin Europian.

 

“Jemi duke diskutuar me parnterët e koalicionit.. Për momentin nuk jemi duke biseduar me Frontin Europian, por kur isha në Kuvend, kam pasur diskutim me disa nga deputetët e këtij koalicioni”, deklaroi Janevska.

 

Në fund e para e MASH tha se shpreson që në të ardhmen e afërt do të ndërgjegjrsohemi si popull që ta duam shtetin e do t’i respektojmë simbolet e përbashkëta që i kemi si shtet. Kujtojmë se propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, tani më ka kaluar në lexim të parë në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës , ligjë ky i cili parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit. Po ashtu, në të njejtin ligjë propozohet edhe shkrimi i orëve të mësimit në të dy gjuhet, shqip dhe maqedonisht. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads