E enjte, 17 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Hekurudha “Kuq e Zi”: 105 kilometra e gjatë, 43 ura, 14 tunele

Është prezantuar studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër të hënën.

 

Në një shkrim në Facebook të martën në mëngjes, ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, e ka quajtur kapitull të ri ndërtimin e hekurudhës “Kuq e Zi”.

 

“Një hap konkret drejt jetësimit të një projekti kombëtar, që na afron edhe më shumë duke hapur një kapitull të ri mes dy vendeve dhe më gjerë, përmes nxitjes së shkëmbimeve, lëvizjes dhe zhvillimit të ekonomisë. Me vendosmëri, objektiv të qartë dhe padurim për të ecur sa më shpejt e pa humbur kohë për këtë vepër kombëtare”, ka shkruar ajo.

 

Balluku ka bërë të ditur se kjo hekurudhë do të jetë 105.8 kilometra e gjatë, do t’i ketë 43 ura, 14 tunele dhe shtatë stacione të reja. Përgjatë rrugës, ajo do të kalojë nga Shkodra në Gjakovë.

 

Sipas projektit të prezantuar, do të jenë nëntë udhëtime të trenit për pasagjerë që do të qarkullojnë në ditë. Nëse treni ndalet në çdo stacion, udhëtimi i plotë do të jetë nga Durrësi në Prishtinë për 5 orë e 54 minuta. Ndërsa nëse bëhet fjalë për trena rajonalë që ndalen vetëm në stacionet kryesore rruga do të jetë më e shkurtër – tri orë e 40 minuta.

 

Vlerësimi aktual është se i gjithë projekti do të kushtojë 1.8 miliardë euro.

 

Sa i përket afatit, ai më optimisti është që për 10 vjet të mbërrihet te treni i parë që do ta shfrytëzojë këtë hekurudhë.

 

VIDEO:https://www.facebook.com/share/v/16Lub6jGhc/

 

 

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Fero angazhon avokat të ri për vajzën, burrin e Adelina Tahirit

Reperi Fero ka angazhuar avokat të ri në lidhje...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads