Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme në pikën kufitare Tabanoc për të hyrë në Maqedoninë e Veriut dhe sipas dëshmive të personave që kanë kaluar kufirin pas orës 18:00 pritja ka qenë më shumë se dy orë.
Lexuesit e portalit online “Sloboden Pecat” thonë se mes drejtuesve të automjeteve ka lindur tension i madh, madje ka pasur edhe disa konfrontime fizike. Disa qytetarë dërguan edhe një video të një prej këtyre incidenteve, të shkaktuar nga debatet për një vend në radhë të gjata.