E mërkurë, 4 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë: frymëmarrja e ajrit nga kosheret e bletëve si formë relaksi dhe terapie

 

Në një luginë pranë bregdetit të Egjeut, një formë e pazakontë e terapisë natyrore po tërheq vizitorë nga Turqia dhe jashtë saj. Bletari Huseyin Ceylan, me përvojë 30-vjeçare, mirëpret njerëz në fermën e tij në Karaburun, Izmir, për të provuar “apiterapinë”, një praktikë që konsiston në frymëmarrjen e ajrit të nxjerrë nga kosheret e bletëve, raportoi Independent. Vizitorët qëndrojnë për disa ditë në kabina prej druri të rrethuara nga gjelbërim i dendur, ku për disa orë në ditë marrin frymë përmes ventilatorëve të lidhur me kosheret. Terapia pretendohet se ndihmon në lehtësimin e alergjive, migrenave dhe dobësisë imunitare, megjithëse ende nuk është e njohur zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore.

 

“Ne nuk jemi kundër mjekësisë perëndimore, ajo është e domosdoshme, por kjo metodë funksionon në harmoni me trajtimin tradicional. Jam përpjekur ta sjell në sistemin shëndetësor për 15 vjet”, thotë Ceylan. Apiterapia, e praktikuar gjithashtu në vende si Gjermania dhe Rusia, nuk është pjesë e trajtimeve të aprovuara zyrtarisht në Turqi, megjithatë, interesimi për të po rritet.

 

Ulku Ozman, 69 vjeç, vendosi ta provojë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale që e kishin dobësuar fizikisht. Për rreth 5,000 lira turke në ditë (rreth 128 dollarë), ajo dhe të tjerë marrin pjesë në seanca 45-minutëshe, duke thithur ajrin nga tre kosha të ndryshëm çdo ditë. Sipas pjesëmarrësve, secili kosh ka aromën e vet karakteristike. Senay Ilham, 68 vjeç, e cila është në remision nga kanceri i gjirit, thotë se kjo eksperiencë ka ndikim edhe emocional. “Kjo erë më kujton fëmijërinë. Më duket sikur më kthen pas në kohë, kur luanim jashtë dhe kalonim pranë bletarëve. Ajri nga kosheret më qetëson fizikisht dhe shpirtërisht”.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads