Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është ende aktiv ndalimi për automjete të rënda, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirë), njoftoi LAMM.
Qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar të Galiçicës nga 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino është e mbyllur për çdo lloj qarkullimi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur lëvizjeje, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lugjeve lumore dhe grykave, ku ka mundësi për shfaqje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.