Imami nga Shqipëria Elvis Naçi i ka dalë në mbrojtje humanistit Halil Kastrati pas disa shkrimeve në rrjetet sociale, informon portali “tetova1”.
Naçi në profilin e tij në facebook shkruan:
Një sugjerim për ata që flasin për Halil Kastratin
1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!
2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!
3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!