More

    Ekskluzive: Richard Grenell po kthehet në Ballkan, ja roli i tij

    “Misionet e Posaçme” në fushëveprimin me mandat presidencial të Richard Grenell do të përfshijnë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht “pikat/vatrat e nxehta” në të.

     

    Kështu na thonë burime të së parës dorë brenda ekipit të tranzicionit të Donald Trump, tashmë një muaj larg inaugurim të tij në Shtëpinë e Bardhë.

     

    Pas enlistimit zyrtar të Richard Grenell si “Emisar Presidencial për Misione të Posaçme” nga Donald Trump, fushëveprimi i tij i gjerë “do të përfshijë edhe Ballkanin”, merr vesh Nacionale.

     

    Specifikisht, “dialogu për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” – kupton gazeta.

     

    “Mandati i tij…do të përfshijë edhe Ballkanin. Grenell ekipin do ta ketë me bazë në Shtëpinë e Bardhë”, na thanë nga ekipi tranzicional i Trump.

     

    Kujtojmë se Ballkani Perëndimor në Administratën Biden është artikuluar si “two tracks region” (rajon në dy binar) – në njërën anë tre shtetet anëtare të NATO-s dhe në anën tjetër tre shtetet tjera “të përthithura në rivalitete etnike”, siç e kishte artikuluar ish-DAS Gabriel Escobar.

     

    Richard Grenell gjatë aktivitetit elektoral për Donald Trump e ka mbajtur lart Ballkanin – “që e dua shumë” – duke e vendosur në kontradistinksion,siç ka pretenduar ai, “injorimin që po i bëhet (nga Biden/Harris)”.

     

    Në Michigan – që njihet prej shteteve ‘rrëshqitëse’ mes votës dy-partiake – Grenell u fliste se Ballkani “po rrëshqet drejt luftës”; thjesht dy ditë para se Trump të fitonte zgjedhjet.

     

    Grenell e kishte rajonin e Ballkanit “për zemër”, siç e artikulonte, “(…) që po injorohet krejtësisht (…) dhe që është gati të shpërthejë në luftë”.

     

    “Ne duhet të bëjmë punët e rënda, të takohemi me njerëzit, të dëgjojmë dhe të punojmë për paqe”.

     

    “Diplomacia është e vështirë, por kur dëgjoni ‘Paqe Përmes Forcës’, kjo është një festim i Departamentit të Shtetit dhe diplomacisë, është fitore për paqe, e jo fitore e Pentagonit, se ata pretendojnë që fitorja e tyre është ‘Paqja përmes Forcës’, por është fitore e diplomacisë”, tha Grenell.

     

    Këtu Grenell – interpretativisht – po ia përshkruante vetes “diplomacinë fitimtare”.

     

    Sytë e kishte nga DASh…

     

    Qysh në maj, New York Times, do të raportonte se Grenell thuajse me mish-e-shpirt ishte investuar që të kapte postin e Sekretarit të Shtetit.

     

    Kjo pozitë, megjithatë, i shkoi Marco Rubio-s.

     

    NYT në maj të këtij viti shkruante se Grenell “privatisht në disa raste” u ka kumtuar kolegëve nga ish-adminstrata Trump se “pozita e Sekretarit të Shtetit i është premtuar”.

     

    “Nëse doni t’i shmangeni luftës, bën mirë ta keni një bir bushtre Sekretar të Shtetit”, kishte thënë vetë Grenell në një PodCast.

     

    Por, tashmë te çështja e “shmangieve të luftërave” del të ketë mbërrirë në fund të fundit.

     

    Donald Trump, dje zyrtarisht njoftoi se e ka emëruar për emisar presidencial për “misione të posaçme”.

     

    Në rishpërndarje të urimeve në “X” Richard Grenell ndau një vlerësim për të – e që lexohet të jetë njëfarë paramendimi për paralelizëm sekretari shteti.

     

    “Richard Grenell do të sigurojë që Departamenti i Shtetit po vazhdon/kryen agjendën politike të Presidentit Trump”, është urimi ndaj tij që Grenell e shpërndau.

     

    “Të punoj në emër të popullit amerikan për Donald Trump është nder i jetës sime”, ka shkruar Grenell duke rishpërndarë komunikatën e emërimit të tij.

     

    “Presidenti Trump është problem-zgjidhës që i mban ameirikanët të sigurt e prosperoz. Aq shumë punë kemi për të bërë. T’ia nisim punës”, ka shkruar Grenell.

     

    Në rishpërndarjet e urimeve ndaj tij shkruhet gjithëfarë lavdesh.

     

    “Kudo që ka konflikte për t’u neutralizuar dhe të sjellë paqe”, ishte njëra ndër postimet që shpërndau për veten.

     

    “Njeriu i Trump-it për misione të veçanta”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kurdët me apel historik ndaj Erdoganit

    Presidenti i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe themeluesi i saj në vitin 1978, Abdullah Ocalan, do të...

    Mas.akër në Suedi: Policia konfirmoi se rreth 10 persona kanë humbur jetën nga një sulm në një shkollë

    Policia, në një konferencë për media në orën 18:00, njoftoi se në sulmin në shkollën Örebro kanë humbur jetën...

    Ambasadori Meidani priti në takim Ali Ahmetin: Historia shkruhet nga guximtarët, Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra!

    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për...

    Tetovarët selam Bilall Kasamit nga Kalaja e Tetovës!

    Mesazhi kreut të Komunës Bilall Kasamit i vjen pikërisht nga Kalaja e Tetovës që njihet si fortesa e konfliktit...