More

    E vetme në klasën me 5 nxënës! Shkollat e Malësisë së Tetovës gjithnjë e me më pak nxënës

    Kjo është Esra, nxënëse e klasës së 5-të në shkollën fillore “Azem Marana” të fshatit Gajre të Tetovës.

    E gjetëm të vetme në orën e mësimit. Gjithsej në këtë klasë janë 5 nxënës, por 4 nuk kishin ardhur për shkak të gripit.

    Shpërnguljet e vazhdueshme janë arsyeja pse paralelja ka mbetur me 5

     

    Mësuesi Rexhep Halili, që ka 35 vjet që punon në arsim, na tregoi se shkolla dikur kanë pasur mbi 120 nxënës, ndërsa tani ka mbetur me 48.

    “Numri në këtë shkollë ka ra dukshëm. Si shkaktar kryesor është migrimi si zakonisht në shtetet perëndimore, shkaku i situatës ekonomike dhe kjo është jo vetëm në Gajre po në të gjithë pjesët e vendit tonë dhe sa e mbaj mend unë se kur kam ardhur këtu në vitin 1995 çdo klasë ka pasur mbi 25 nxënës, kurse në vitin 2001/2002 në ciklin tetë vjetar ishte mbi 120 nxënës”, tha Rexhep Halili, mësues.

    Frika më e madhe është se numri i nxënësve do të bjerë edhe më shumë! Baballarët që janë në mërgim janë duke pritur dokumentet për të tërhequr fëmijët.

     

    “Në vitin e ardhshëm shkollor, në bazë të informacioneve që kemi, që janë duke punuar dhe do të aplikojnë edhe për bashkëshortët e tyre që t’i marrin dhe bëjnë bashkim familjar, kështu që numri nga viti në vit është në rënie të madhe, jo vetëm në Gajre por në përgjithësi në malësinë e Sharrit”, shtoi Rexhep Halili, mësues.

    Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se këtë vit shkollor fletëshpërngulje kanë kërkuar 74 nxënës. Për dallim nga vitet e tjera, kërkesat për proces të tillë janë ulur.

     

    “Këtë vit kemi rënie të numrit të nxënësve që kanë kërkuar fletëshpërngulje. Në gjitha shkollat fillore, 12 sa janë, fletëshpërngulje kanë kërkuar 57 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme kanë kërkuar 17 nxënës, pra 74 nxënës, krahasuar me vitin e shkuar që kishim një numër prej 130 nxënësve që kërkuan shpërngulje në mes të dy gjysmë vjetoreve shkollore morën fletëshpërngulje dhe u larguan për në vendet perëndimore”, u shpreh Nazmi Dauti, Sektori për arsim – komuna e Tetovës.

     

    Në shkollat e Tetovës edhe Gostivarit vetëm për një gjysmëvjetor në vitin shkollor 2023/2024 fletshpërngulje kanë kërkuar mbi 350 nxënës, tregonin të dhënat nga sektorët për arsim të dy komunave. Malësia e Tetovës është më e prekur nga fenomeni, për shkak se shumë familje shpërngulen edhe në qytet.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin? Kuvendi kërkon emrin nga “Fronti Europian”, nuk respektohet gjuha shqipe

    Kuvendi edhe zyrtarisht ka kërkuar që koalicioni “Fronti Europian” të propozojë një emër i cili do të merr pozitën...

    I morën viçat, por jo përgjegjësinë! Fermeri detyrohet t’i ushqejë 17 viçat e tij në burgun e Idrizovës

    Nehat Xhaferi sot shkoi në Burgun e Idrizovës, por jo për të vizituar ndonjë të burgosur, por për t’u...

    Jeton Neziri jep dorëheqje nga posti i drejtorit të NP “Higjiena Komunale”! Emërohet Sabahudin Rustemi

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Jeton Neziri ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, përcjell TV21. Pas dorëheqjes...

    Mjeku i kërkon ryshfet pacientit, arrestohet nga policia!

    Më 28.01.2025, rreth orës 17:00, në ambientet e Spitalit Klinik të Manastirit, zyrtarët policorë të SPB Manastir kanë privuar...