More

    E kishte qerasur veten me 2500 euro rrogë, Nuredini tërheq deklaratën: Gabim në përllogaritje, paratë do t’i kthej

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, Zeadin Nuredini duket se ka reflektuar ndaj reagimeve të opinionit dhe qytetarëve të Gostivarit. Ditë më parë pranoi se ka “qerasur” vetveten me 60 mijë denarë plus në rrogën prej 90 mijë denarë, pasi siç u arsyetua, kishte punuar edhe gjatë vikendit, ndërsa sot e ka ndërruar deklaratën.

    Në një postim në Facebook, drejtori Nuredini thotë se “për shkak të një gabimi në përllogaritje të shumës, kam pranuar një pagë mujore me shumë prej 150.000 denarësh”.

    Ankohet se kundër tij ka nis një fushatë nga kundërshtarë politikë, megjithëse ishin punonjësit e ndërnarrjes që janë ankuar për vonesa në rroga dhe zhutje në borxhe të mëdha të ndërmarrjes.

    Statusi i plotë i ndlrmarrjes “Komunalec” Gostivar:

    Dua të jap sqarim në lidhje me lajmin qëllim keq në lidhje me pagën time si drejtor i N.P.”Komunalec” – Gostivar, se për shkak të një gabimi në përllogaritje të shumës, kam pranuar një pagë mujore me shumë prej 150.000 denarësh.

    Gabimi është identifikuar menjëherë dhe kjo do të korrigjohet me kthimin e mjeteve jashtë shumës së pagës mujore sipas kontratës dhe do të kujdesem që gabime të tilla të mos përsëriten.

    Këto akuza janë pjesë e një fushate të vazhdueshme nga kundërshtarët politikë për të dëmtuar imazhin tim si drejtor i ri kësaj ndërmarrje, si person që në realitet punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

    Akuza të këtilla shërbejnë vetëm për të larguar vëmendjen nga përkushtimi dhe puna ime e vazhdueshme për shërbime më të mira për qytetin tonë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...