More

    Detyrohen të mësojnë në Mekteb të Xhamisë! Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

    Fëmijët shqiptarë në Çashkë edhe sivjet nuk do të gëzojnë të drejtën e tyre për të mësuar në gjuhën amtare. Kjo ndodhë pasi shkolla e re fillore “Dituria” që u paralajmërua nga Qeveria e kaluar, edhe më tej nuk ka filluar të ndërtohet, ndërsa në Todor Janev, përsëri nuk lejohen të mësojnë shqip por vetëm në gjuhën maqedonase. Madje 10 nxënës, 3 të klasës së parë që janë regjistruar sivjet dhe 7 të klasës së dytë, tani për tani nuk ndjekin fare mësim pasi nuk kanë se ku ta ndjekin. Ata janë të detyruar që të mbajnë orë mësimore në hapësirë të improvizuar, gjegjësisht në mektebin e xhamisë në fshatin Banjicë, e që e njëjta do të jetë e gatshme brenda dy javësh.

    Shkolla e re fillore “Dituria” e që do të jetë modulare, pritet të ndërtohet në afat prej dy muajve. Në fakt, ajo duheshte që deri tani të jetë gati por është vonuar përshkak zgjedhjeve. Siç njoftoi kryetari i komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, kjo shkollë do të ketë tre klasa dhe do të mësojnë fëmijët deri në klasë të pestë, që gjithsej janë 30 nxënës.

    Megjithatë, fillimi me punë i kësaj shkolle duket se do të zgjasë më shumë se dy muaj pasi ende nuk është formuar subjekt juridik, ndërsa ka vetëm një mësimdhënës. Nevojiten së paku tre dhe të emërohet drejtori i shkollës.

    Ndërkohë ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri, publikoi një dokument nga gazeta zyrtare e datës 23 gusht, e ku shihet se për shkollën modulare “Dituria”, pas ribalansit të buxhetit, mjetet prej 8 milion denarëve janë shkurtuar në vetëm 10,000 denarë. Pyetëm Ministrinë e Arsimit nëse kjo është e vërtetë dhe nëse po, pse janë shkurtuar mjetet, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Shkurtimi i mjeteve me shumë mundësi do të pamundësojë dhe ndërtimin e objektit shkollor pasi 10 mijë denarë janë shumë pak për një objekt të tillë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty…”, BDI kërkon dorëheqjen e Rijad Shaqirit!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar deputetin Rijad Shaqiri nga VLEN, pasi i njëjti kishte fjalosje me deputeten Ilire...

    Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

    Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit...

    Himni! BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit VLEN për tërheqjen e ligjit për shkollim të mesëm, me ç’rast...

    Sokol Balla mban karikaturë ku tallet rëndë dhe shpifet fytyra e Muhamedit a.s.

    Sokol Balla, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm pas publikimit të një...