E premte, 18 Prill, 2025
14.8 C
Skopje

Çerdhja e Çairit, 5 vjet në ndërtim

Investimet publike në kopshte nuk janë treguar efektive në përmbushjen e objektivave të tyre. Revizioni ka konstatuar dobësi të theksuara në menaxhimin investimeve. Pasi çerdheve të reja iu duhen 4-5 vjet që të vihen në funksion, si në Likovë, Haraçinë…numri i fëmijëve në listat e pritjes rritet, ndërsa në shumë kopshte grupet kanë dyfishin e numrit dhe mungesa në personel

 

Evis HALILI

 

Shkup, 15 prill – Ndonëse fondet e investuara për ndërtimin dhe zgjerimin e institucioneve të edukimit parashkollor, çerdhet dhe kopshtet nuk arrijnë të ofrojnë kushte optimale për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e investimeve dhe prioritetet e tyre. Rreth 70 për qind e çerdheve në rang vendi kanë funksionuar me kapacitete që kanë tejkaluar kufizimet për numrin e fëmijëve në një grup, deri edhe në dyfishin e normave të lejuara, ndërsa mungesat në personel ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e shërbimit që ofrojnë. Sipas raportit të revizionit për “Investimet publike për sigurimin e kapaciteteve dhe kushteve për mbrojtjen e fëmijëve në çerdhe”, zvarritja prej disa vitesh e procesit të vënies në funksion të çerdheve të reja është një nga shkaktarët kryesorë që në listat e pritjes në tetor të vitit të kaluar figuronin rreth pesë mijë fëmijë.

 

ÇERDHJA E ÇAIRIT, PESË VJET NË NDËRTIM

 

Çerdhja e papërfunduar në Komunën e Çairit, ndërtimi i së cilës është në proces prej pesë vitesh, është një nga shembujt më flagrant. I projektuar për kapacitet me 350 fëmijë, filloi në vitin 2020, dhe ende nuk ka përfunduar. Sipas Revizionit, deri më tani janë lidhur tetë anekse të marrëveshjes, duke e shtyrë afatin deri më 1 dhjetor 2024. Arsyet kryesore të vonesës ishin ndryshimet në rolet e kontraktorëve pjesëmarrës, punimet shtesë dhe të paparashikuara ndërtimore, pengesat administrative…

 

“Edhe pse deri më tani janë paguar 82 për qind nga mjetet e dakorduara (99 nga gjithsej 120 milionë denarë), kopshti ende nuk funksionon”, thuhet në raport. Konstatimi i përgjithshëm është se aktivitetet e ndërmarra nga Ministria nuk kanë dhënë rezultatet e pritura në sigurimin e kushteve për mbulim optimal të fëmijëve në sistemin e të drejtave të mbrojtjes së fëmijëve.

 

Nga kapaciteti total i parashikuar prej 1057 fëmijëve në 11 kopshtet e mbuluara me punime ndërtimore, në periudhën e analizuar kapacitetet janë plotësuar në 3 kopshte me 158 vende, që përfaqëson 15% të kapacitetit të parashikuar. Për punët ndërtimore dhe pajisjen e çerdheve, Ministria ka paguar mjete buxhetore në vlerë të përgjithshme prej 253 milionë denarë (ose 4 milionë euro) për më shumë se 4 vite, nga të cilat mbi 40 milionë denarë për çerdhet që funksionojnë dhe mbi 212 milionë denarë (ose 3.5 milionë euro) për objekte, ndërtimi i të cilave vijon, ose ka përfunduar por ende nuk janë vënë në shërbim.

 

LIKOVË DHE HARAÇINË, PAJISJE TË NJËJTA – ÇMIME TË NDRYSHME

 

Dy çerdhet e tjera, në Komunën e Likovës dhe Komunën e Haraçinës, që u lëshuan në përdorim po ashtu muajt e fundit (pas përfundimit të këtij raporti), ishin pjesë e kredisë nga Banka Botërore në vlerë prej 13 milionë euro për ndërtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të 16 çerdheve, ku vlera për secilën prej tyre është 46.9 milionë denarë dhe 45.2 milionë denarë. Revizioni konstaton parregullsi sa i takon kostos financiare dhe procedurave të tenderimit për pajisjen e tyre.

 

Mospërputhje të çmimeve janë evidentuar edhe në blerjen e mobilieve dhe pajisjeve, ku për Haraçinë janë shpenzuar mbi 12 milionë denarë, ndërsa për Likovën rreth 8.8 milionë denarë, edhe pse bëhet fjalë për pajisje të njëjta. Diferenca prej 1.5 milionë denarë tregon çmime dukshëm më të larta në Haraçinë, me disa artikuj edhe dyfish më të shtrenjtë. Kopshtet publike financohen me mjete nga buxheti i shtetit dhe komunës, fonde IPA, kredi nga BB – në shumën prej 28.7 milionë euro, prej të cilave 15.1 milionë euro janë të destinuara për ndërtimin dhe rehabilitimin e kopshteve. (koha.mk)

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads