More

    Bojkot i ri i marketeve paralajmërohet për të premten – Çmimet janë në dorën e qytetarëve

    Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet.

    Prej ditës së djeshme ka qarkulluar një thirrje specifike për dy supermarketet e mëdha “Tinex” dhe “Vero”, duke nxitur qytetarët të mos bëjnë pazar në këto dyqane.

     

    Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar. Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të xhiros ditën e shtunë.

     

    Bojkoti i parë i organizuar nga qytetarët u zhvillua me sloganin “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta” dhe mori mbështetje nga publiku, partitë politike dhe qeveria.

     

    Udhëheqësi i sindikatës Slobodan Trendafilov javën e kaluar u kërkoi qytetarëve të shmangin “shpenzimet e dyfishta ose të trefishta të enjteve dhe të shtunave” për të parandaluar shitësit të rikuperojnë humbjet.

     

    Kjo nismë e ka origjinën në Kroaci, ku qytetarët kanë lënë bosh arkat nëpër supermarkete me bojkot masiv. Një bojkot shtatë-ditor i disa zinxhirëve të shitjes me pakicë është duke u zhvilluar atje për shkak të çmimeve të larta në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

    Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në...

    Dhunë në një familje në Tetovë: 21-vjeçarja denoncon bashkëshortin për sulm dhe kërcënim

    MPB njofton se me datë 11.03.2025, rreth orës 00:25, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 21-vjeçare nga Tetova...

    Ministrit Fatmir Limani nuk i jepet vizë për në ShBA?

    Portali informativ Infomax ka mësuar nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e...

    RMV, ndryshimet në ligjin për mediat për rregullimin e portaleve të internetit sot në seancën e qeverisë

    Projekt-ndryshimet e Ligjit për media, me të cilat portalet e internetit duhet të njihen si media, është në fazën...