E enjte, 29 Maj, 2025
17.8 C
Skopje

BDI: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të Gjuhëve –Mjaft më!

Nga BDI përmes një kumtese thonë se Inspektorati i gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të ligjit për pëdorimin e gjihëve.

 

“Inspektorati i Gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe një conditio sine qua non për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit.

 

Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

 

Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me Balansuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht.

 

Këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të ndërtuar me mund dhe sakrificë për vite me radhë.

 

Shqitarët tashmë janë në prag të durimit me këtë fushatë sistematike të degradimit dhe mohim të të drejtave të tyre të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

 

BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë hap pas në të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e institucioneve që garantojnë barazinë dhe dinjitetin e tyre” – thuhet në kumtesën e BDI. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Dauti: Nesër në Parlament, shumica godet rëndë diasporën shqiptare!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

Ish deputeti Salim Sulejmani sot në seancën qeveritare është...

FRASH: Zgjodhët Adnan Azizin, në vend se të ardhmen me ASH-në dhe Arben Taravarin

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka dërguar...

U larguam nga puna në Drisla sepse jemi me VLEN-in, thonë Ameti e Ridvani nga Batinca

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads