Edhe pas shumë orëve debate të nxehta Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që mos të koalicionojë me mandatarin Gruevski për një qeveri të re.
Edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sonte para selisë së BDI-së, theksoi se ende nuk kanë vendos në lidhje me pesë opsionet e mundshme.
“Nuk kemi vendos ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”, theksoi Osmani.
Ndryshe pas vendimit të BDI-së, edhe VMRO-DPMNE ka konfirmuar për mos arritjen e marrëveshjes me BDI-në.