E premte, 25 Prill, 2025
25.8 C
Skopje

BDI-ja pyet Mickoskin: Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate vlerëson se kryeministri Mickoski, me sjelljen, deklaratat dhe veprimet e tij, po vepron në mënyrë që cënon standardin dhe përgjegjësinë që kërkohet nga një udhëheqës shteti. Sipas partisë së Ahmetit një sjellje e tillë ndoshta mund t’i falet një kryetari të një dege partie, por kurrsesi një kryeministri të një shteti multietnik.

 

“Ai po rrënon gjithçka që është ndërtuar me përpjekje dhe përkushtim ndër vite – marrëdhëniet ndëretnike, besimin ndërmjet qytetarëve, lojalitetin dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët.

Duke goditur shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit – gjuhën, balancuesin, përfaqësimin e drejtë dhe legjitimitetin, inspektoratin e gjuhës– ai po rrezikon vetë karakterin unitar dhe integrues të shtetit. Prandaj sot pyesim me seriozitet: Nëse synoni të rrëzoni Marrëveshjen e Ohrit – cila është alternativa?”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

 

Nga kjo parti nënvizojnë se në politikë nuk ka vakum.

 

“Nëse angazhoheni kaq ashpër kundër marrëveshjes që solli paqe, integrim, decentralizim dhe shtet unitar, atëherë duhet të tregoni hapur se çfarë ofroni në vend të saj.Qytetarët po pyesin. Dhe gjithnjë e më shumë po shqetësohen. Nëse ka ndryshim të qëllimshëm të kursit shtetëror, atëherë është koha për një debat të hapur dhe të sinqertë se cila është alternativa e MO-së. Sepse ne nuk mund të mbajmë pafundësisht mbi supe përgjegjësinë për papërgjegjshmërinë e tij”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni Tërmet në Shqipëri,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads