E enjte, 10 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Mashtrime me “kredi të shpejta”, MPB me kallëzime penale për 43 persona

Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion pranë SPB Shkup sot ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër 43 personave, të cilët...
HomeLAJMEVENDIBDI: A është “marrëveshja e re shoqërore” antipod i Marrëveshjes së Ohrit...

BDI: A është “marrëveshja e re shoqërore” antipod i Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimi i riformatimit të modelit kushtetues të shtetit?

Si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje?

 

A është përkatësia etnike kriteri për të marrë pjesë në këto negociata, në vend të legjitimitetit demokratik?

 

A do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë?

 

A është “marrëveshja e re shoqërore” një vazhdimësi e koalicionit të oligarkisë Mickoski–Zaev?

 

A përfaqëson kjo iniciativë fillimin e një riformatimi post-Ohër të modelit kushtetues të Maqedonisë së Veriut?

 

Pse në këtë takim nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i populliz shqiptar – as nga pozita, as nga opozita – nëse vërtet po diskutohet për të ardhmen e rendit shtetëror?

 

A është ky një përpjekje për të ndërtuar një hierarki të re politike mbi bazë etnike, ku shqiptarët përjashtohen nga proceset thelbësore të vendimmarrjes?

 

A është në këtë kuadër duke u diskutuar edhe mbrojtja e ndërsjellë nga përgjegjësia politike dhe ligjore – një lloj pakti joformal për mosndëshkim – për tragjedinë në Koçan, përballë tragjedisë së spitalit modular në Tetovë?

 

Dhe në fund – a janë konsultuar fare partitë shqiptare të përzgjedhura nga Kryeministri për këtë takim?

 

A kanë dhënë pëlqimin e tyre apo janë anashkaluar tërësisht?

 

A mund të dëgjojmë të paktën një qëndrim të qartë prej tyre për këtë qasje njëetnike ndaj së ardhmes së shtetit?

 

A janë të informuara që pala maqedonase e Qeverisë tashmë ka rënë dakord për formimin e grupeve të punës me opozitën maqedonase për të ndërtuar këtë “marrëveshje të re”?

 

Apo roli i tyre është reduktuar në spektatorë të heshtur që vështrojnë nga korridoret, ndërsa në emër të tyre shkruhet një realitet i ri politik në të cilin as ata, as votuesit e tyre, nuk pyeten për asgjë?” – thuhet në kumtesën e BDI-së.