E diel, 1 Qershor, 2025
11.8 C
Skopje

Banorët e Sfillares protestojnë kundër prerjes së malit

Banorët ndalojnë punën e kompanisë, kërkojnë llogari

Të revoltuar dhe të tensionuar janë banorët e fshatit Sfillare përshkak se sipas tyre po i bëhet  masakër pyllit mbasi po ua prenë drunjtë e shëndosh. Abudllahu dhe Ismalili para 50 vite kujton kohën kur i ka mbjellur këto pisha ndërkaq sot ka ardhur të ndaloj punën e kompanisë që po bënë këtë. 

 ”Kur i kemi mbjellë pishat atëher isha fëmij, 12-13 vjeçar kemi punuar për lirë pare kurse sot ka ardhur koha dikush me i prishë, është turp prej Zotit. Dikush merr para për këtë, shpresojmë ti ndalim”, tha Abdullah Limani , banor.

 ”Si e mbaj mend prej vitit 1971-72 unë i kam mbjellur pishat si i ri, bile ende e kam një gjobë që më kanë dënuar me i lëshu bagëtitë, sepse skemi guxu as në këmbë me hecë e sot të pritet është masakër, duhet të jepet përgjegjësi” , tha Ismaili Nuredin , banor.

“Këto janë të shëndosha kjo do të ishte e vyshkur. Këtyre kur ju mungon ujë skuqen. Këto tash janë të shëndosha. Unë nuk e di si e kanë konstatuar se janë dru të sëmure”  ,tha  Avdi Sadiku , banor.

 ”Ne si fshat jemi të revoltuar për shkak se ndërmarja që i pret drunjët na thotë se këto drunjë janë të sëmurë, ne kemi dalë si fshat të shohim situatën. Përshembull ky dru nuk është i sëmurë, sepse ka medikamente që të shërohet ky dru jo të pritet. Ne nuk jemi kundër askuj por mos të pritet pylli i fshatit Sfillare” , tha një banor.

Banorët nuk lënë punëtorët të vazhdojne prerjen e drunjëve. Pyetëm edhe punëtorët të cilët prenë drunjtë. Ata thonë që prenë vetëm drunjtë e sëmura.

“Ata e bëjnë me bojë, une vetëm i pres. Ashtu thuaj unë vetëm pres e nuk marr vesh. Mos thuaj se kam konstatuar se druri është i sëmurë. Druri është i djegur përsipër. Asnjëri nuk është djegur”. 

Në vendin e ngjarjes erdhi edhe një përfaqësuesi i kompanisë Golden bag. Ai thotë se gjithcka është e ligjshme. Por në marrëveshjen të cilën na tregoi qëndron se duhen të prehen vetëm drunjtë e djegur.

“Nuk kemi ardhur të bëjmë diçka të jashtligjshme apo të bëjmë masakaër. Institucionet na kanë dhënë të drejtën, veterinarët, njerëzit që janë kompetent na kanë thënë që këto dru janë të sëmurë dhe duhet të priten”.

Banorët e fshatit Sfillare nuk do të lënë asnjë dru të prehet, kërkojnë na institucionet që të ndërprejnë masakrën që po i bëhet natyrës së këtij fshati.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads