Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë e kanë lokalizuar dhe arrestuar Hamdi Bajramin, i njohur me nofkën “Komandant Breza”, për të cilin ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar që nga viti 2003, mëson INA.
Bajrami që në dokumentin e fletëarrestit në faqen e MPB figuron si Bajramovski ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup II për vepra penale të kryera sipas nenit 237 të Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera të rënda penale. (INA)