E mërkurë, 28 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

​Ak’sident i rëndë në Gjermani, hum’bin jetën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident sot në Koblenz të Gjermanisë, ndërsa katër të tjerë, shtetësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë është informuar nga autoritetet gjermane se tri viktimat janë shtetas shqiptarë.

 

 

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe po marrin trajtim në spitalet lokale, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook, raporton kp.

 

Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Munih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të lënduarit.

 

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet në njoftim.

 

 

Një zëdhënës i policisë gjermane në Koblenz, tha se bëhej fjalë për një aksident të tmerrshëm, pa dhënë më shumë detaje.

 

Gjetjet fillestare treguan se minibusi kishte dalë nga autostrada A48 dhe ishte përmbysur. Asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë. Mirëpo, një tjetër automjet ka kaluar mbi mbeturina pak pas aksidentit. Autostrada ishte e mbyllur, me trafik të devijuar, tha policia.

Më të lexuara

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Në vend të Selamit, Stojançe Angellov do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e...

Shkarkohet Xhevat Selami i VLEN-it vjen Stojançe Angellov si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas...

Lirohen derivatet e naftës

Çmimet e derivateve të naftës lirohen nga mesnata, ka...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads