Vetura godet këmbësorët në Saraj
Një veturë e llojit Golf ka përplasur sot pasdite dy vajza në rrugën kryesore në Saraj. Sipas dëshmitarët okularë aksidenti ka ndodhur para orës 16. Vajzat e aksidentuara kanë qenë të moshës afër 17 vjeçare dhe fatmirësisht kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Ato janë dërguar në spitalin “8 Shtatori”.
Kohën e fundit kjo rrugë e stërngarkuar paraqet rrezik për kalimtatët dhe sidomos për nxënësit.
Derveni.info

